Perez: Dorëheqja e Zidanes e papritur edhe për mua (Video)

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 13:49 | Nga

Vendimi i Zinedine Zidan për t’u larguar nga drejtimi i 13 herë kampionëve të Champions League, ka qenë i papritur jo vetëm për tifozët e galaktikëve, por edhe për presidentin Florentino Perez.

“Është një vendim i papritur për mua. Një ditë e trishtë. E kam dashur si lojtar, e dua edhe si trajner. Me këtë vendim u njoha që dje, e më ka mbytur trishtimin. U mundova ta bind, por nuk ia dola”, u shpreh Perez në konferencën për shtyp, ku shoqëronte Zidane në komunikimin që konfirmonte largimin.

“Dua ta falënderoj për pasionin dhe përkushtimin që ai ka punuar për këto tre vite me Realin. Për mua është një dorëheqje e shpejtë, mund të qëndronte edhe më gjatë, e të mund të vijonim të fitonim. Por nëse ai ka nevojë për pushim, e meriton ta bëjë një gjë të tillë”, shtoi më tej ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme