Përfaqësuesi i “Dukagjinit”: Asnjëherë nuk i kemi ndryshuar çmimet e kopertinës

Prishtinë | 26 Kor 2024 | 16:59 | Nga Nora Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, ka intervistuar të premten edhe përfaqësues të shtëpisë botuese “Dukagjini”, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Dukagjini”, Bekim Makiqi, ka thënë se negocimet me Ministrinë e Arsimit, kanë qenë të ngjashme.

Në pyetjet e deputetëve se kush kanë qenë të pranishëm në kohën kur janë dorëzuar librat nëpër Drejtoritë Komunale, Makiqi tregoi se ishin nga MASHTI e vetë drejtoritë komunale.

“Në njërin vend prej DKA, një anëtar i MAShTI-t dhe ne që i kemi numëruar librat. Nuk mundemi me dorëzu faturën pa procesverbal. Nuk ka rast, njësi për njësi janë specifiku tekstet. Nuk besoj se janë më të larta çmimet krahasuar me rajonin, ‘Dukagjini’ nuk i ndryshon çmimet e kopertinës. Pa marrë parasysh çmimin e letrës, kopertinës, pagesës së punëtorëve, nuk i kemi ndryshuar asnjëherë çmimet”, ka thënë Makiqi, teksa u pyet edhe për mundësinë që libraritë të kenë zbritje nga kjo shtëpi botuese.

“Jemi mundu me shku me limitet tona maksimale, ne e kemi një limit shumë të vogël. Ne e marrim vetëm përqindjen e shpërndarjes së teksteve. Ka pas shumë raste kur me anëtarë të komisionit kemi shkuar te shtëpitë tjera botuese me i krahasu çmimet. Ka qenë një organizim shumë i vështirë, ne kemi hapur pikë të librarisë në lagjen Lakrishtë, vetëm për shitjen e teksteve shkollore. Problemi më i madhi është që libraritë duhet ti furnizojmë çdo dite sepse nuk kanë vend”.

Të ngjashme