Përfaqësuesi i PDK-së në Komisioni Qëndror Zgjedhorë (KQZ), Arianit Elshani në nëj shkrim në Facebook ka numëruar shkeljet e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, dhe qeverisë.
Elshani ka shkruar se Kurti dhe përfaqësuesit e VV-së po sillen si autoritete supreme të kushtetutës.
Postimi i plotë:
Me çfarë të drejte kryeministri i shkarkuar Kurti dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shiten si autoritet suprem të interpretimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kur brenda pak javëshh e kanë shkelur katër herë radhazi? Për shumë ditë me radhë i kemi dëgjuar duke folur në ekrane se si duhet të interpretohet kushtetuta e duke bërë presion ndaj presidentit se si sipas tyre duhet të veprojë ai. Pra janë duke i dhënë vetes atributet e një gjykate kushtetuese ndërkohë që vetë janë shkelësit e njëpasnjëshëm të katërfishtë të kushtetutës.
Shkeljen e 1-rë, e bënë në datën 23 Mars 2020 me vendimin e qeverisë për masat që kufizonin liritë. Gjykata Kushtetutese tashmë e dha akt-gjykimin për këtë çështje duke e paraqitur si shkelje e Kushtetutës që kishte kufizuar të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.
Shkelja e 2-të ishte në 2 prill kur ministri i shkarkuar Bislimi miratoi një pako emergjente të paligjshme duke ditur që Kushtetuta njeh vetëm parlamentin si institucionin që ka komnpetencë për të vendosur për buxhetin.
Shkelja e 3-të ishhte vendimi i Qeverisë në ikje për heqjen e procedurave të prokurimit për Telekomin duke e shndërruar këtë kompani në monopol shtetëror pas emërimit të bordit me militantë partiak, e duke nëpërkëmbur ekonominë e tregut dhe konkurrencën e lirë që garantohen me Kushtetutë.
Shkelja e 4-t ishte vendimi i ministrit të shkarkuar Vitia, i nëpërmjet vendimit të ri për masat anti-koronavirus, shkeli sërish jo vetëm Kushtetutën por edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pra 4 shkelje të njëpasnjëshme dhe kryeministri i shkarkuar, jo vetëm që nuk pendohet por ka pafytyrësinë të flasi gjithë “vetë-besim” se si duhet interpretuar kushtetuta. Sot ky shkelës i katërfishtë i Kushtetutës dhe partia e tij kanë më së paku të drejtë morale për të folur për interpretimin e Kushtetutës.