Përfaqësuesja e Kosovës në Miss Universe nuk di të flasë për vendin e saj

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Vikendin që lamë pas në Tajlandë u mbajt finalja e “Miss Universe”, një kompeticion bukurie ku morën pjesë 94 shtete nga e gjithë bota.

Këtë vit Kosova u përfaqësua nga Zana Berisha, e cila nuk arriti të fitojë ndonjë çmim.

Madje përfaqësuesja nga Kosova, u tregua e dobët edhe kur foli për shtetin e saj.

Ajo nuk ishte aspak e përgatitur dhe nuk kishte dijeni rreth historisë së vendit të saj.

Në këtë video mund të shihni se si Miss Universe Kosova bën përsëritje të shumta.

Pa asnjë emocion dhe siguri ajo flet për shtetin e saj, sikur nuk e njeh aspak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme