Përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë ka vizituar Ministrinë e FSK-së

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Sylaj pritën në takime të ndara përfaqësuesen e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë Annette Hurum të shoqëruar edhe nga ambasadori i Norvegjisë i akredituar në Kosovë, Per Sjaastad.

Në takimin që kanë zhvilluar Berisha dhe Hurum kanë biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy ministrive, për rolin  e  Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë në përgatitjen dhe implementimin e Planit të Integritetit për MFSK-në, për procesin aktual nëpër  të cilin po kalon FSK-ja  si dhe për  planet e FSK-së në të ardhmen.

Komandanti i FSK-së dhe sekretarit të përgjithshëm i MFSK-së, në takimet që zhvilluan me përfaqësuesit e shtetit norvegjez nga Ministria e Mbrojtjes dhe ambasada në Prishtinë, kryesisht biseduan për vazhdimin e projekteve të bashkëpunimit dhe thellimin e  bashkëpunimit ndërmjet MFSK –së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme