Përfundoi Festivali mbarëkombëtar “Syzi 2016”

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 15:47 | Nga

U përmbyll Festivali mbarëkombëtar “Syzi 2016”, i cili u zhvillua për dy ditë në sheshin “Aziz Zhilivoda”, në qendrën e Obiliqit.

Obiliqi, për këto dy ditë bashkoi artistët e këngëve dhe valleve nga të gjitha trojet shqiptare.

Atmosferën dhe ngrohtësinë që e sollën artistët e ansambleve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova.

Çmimi special “Xhavit Haziri”, i takoi AKV “Bresanë” Bresanë.

Çmimi i parë i takoi ansamblit “Ilirida” Shkup.

Çmimi i dytë i takoi ansamblit “Zëri i Kosovës”, Fushë Kosovë.

Çmimi i tretë i takoi ansamblit “Sardi”, Shkup.

Në këtë festival pati edhe shumë çmime individuale për valltarë dhe valltare të ansambleve nga të gjitha trojet shqiptare.

Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova u nderua edhe me çmimin Valltarja më e mirë e Festivalit që juria e vlerësoi valltaren Krenare Raqi si solisten më të mirë.

Kënga “Djemtë e Shqipes” kënduar nga rapsodët Ramadan Sahit, Rrustem Orllati dhe Bekim Krasniqi si dhe vallet me “Motive nga Kavaja” dhe vallja e “Babës” të prezantuara para publikut të shumtë, bënë që ky ansambël të duartrokitet gjatë nga shikues të shumtë që ishin prezent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme