Përfundon aksioni i policisë në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Në mesin e të arrestuarve janë një zyrtar serb i policisë me inicialet R.B dhe V.B djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq, rapoton Telegrafi.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë. Në aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërkaq në kërkim është edhe personi i tretë.

Aksioni i policisë kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore departamenti Special.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme