Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, është mbajtur ekskurzioni mësimorë-njohës i kursitëve të gjuhës shqipe nga Turqia, transmeton Ekonomia Online.
Ekskursioni ka zgjatur pesë ditë, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës nga qytetet e ndryshme të Turqisë.
Pjesmarrësit e eksurzionit të organizuar nga MDIS-i, ishin nxënës, student, profesorë e shkrimtarë.
Gjatë këtyre pesë ditëve ata kanë viztuar pikat kyqe të historisë e kulturës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Grupi i kursistëve vizituan Tiranën, Durrësin, Beratin, Krujën, Prizrenin, Prekazin, Pejën dhe qytete të tjera.
Në ditën e pestë dhe të fundit, pjesëmarrësit janë pritur në takim nga u.d. sekretari i përgjithshëm i MDIS-it, Ragip Zejnullahu, i cili i ka përshëndetur ata në emër të zëvendëskryeministrit / ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.
Zejnullahu duke iu uruar mirëseardhje në vendlindjen e të parëve te tyre, u ka thënë atyre se Ministria e Diasporës i ka gjithmonë dyert e hapura për ta.
“Ne jemi shumë të lumtur që ju sot jeni këtu, dhe i keni takuar edhe njëherë nga afër kulturat e traditat shqiptare. Ministria e Diasporës e ka nën kompetencën e saj, organizimin e të tilla aktiviteteve të cilat forcojnë lidhjen e juaj me Kosovën, dhe mundësojnë ruajtjen e traditës kulturës dhe gjuhës shqipe” ka thënë Zejnullahu.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e këtij grupi, kanë falënderuar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për mundësinë e realizimit të këtij ekskursioni.
Ekskursioni mësimorë-njohës i kursistëve të gjuhës shqipe nga Turqia ka përfunduar me homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.