Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi për të dytën ditën radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Thaçi pak minuta më parë është larguar nga objekti i Speciales pa u deklaruar për media.
Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.
Para këtij objekti dje dhe sot qëndruan qytetarë të shumtë të cilët shprehën përkrahen e tyre për Thaçin si dhe luftën e UÇK-së.
Thaçi deklaroi dje se kjo ftesë është tentativë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe është një lloj propagande politike në momentet më kyçë, ku gjendet shteti i Kosovës në këtë fazë të dialogut me Serbinë.