Përfundon “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, Shqipëria model i mirë për Kosovën

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 13:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në përmbylljen e “Javës së Regjistrimit të Popullsisë 2023”, e cila është mbajtur për katër ditë në Prishtinë, u diskutua me delegacionin e Shqipërisë për përgatitjet e tyre për procesin e regjistrimit, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Institutit të Statistikave në Republikën e Shqipërisë Elsa Dhuli, duke folur për përgatitjet në vendi e saj, tha cilësinë e regjistrimit do ta ndihmonte platforma e monitorimit.

Sipas saj, përmes kësaj platforme anketuesi do të monitorohet se a kanë shkuar në të gjitha njësitë ekonomike familjare.

“Ne kemi vendosur kritere për ata që janë punësuar. Ajo çfarë do të na ndihmojë është platforma e monitorimit të cilësisë së punës së anketuesit. Përdorimi i GPS-ve në tablet, i cili identifikon në këtë platformë vajtjen dhe vizitat e anketuesit”.

“Nëpërmjet kësaj platforme ne verifikojmë që anketuesi ka shkuar në të gjitha njësitë ekonomike familjare që ai ka për të intervistuar. Dhe çdo ditë kjo monitorohet nëpërmjet ngjyrave të ndryshme”, tha ajo.

Në fund të diskutimeve Ilir Berisha, zv.kryeshef Ekzekutiv në ASK, duke falënderuar pjesëmarrësit tha se ASK-ja i siguron qytetarët se gjithë procesi i regjistrimit do të jetë i paanshëm, profesionale, me të dhënat cilësore, raporton EO.

“Ky organizim do të ishte i pa mundur pa përkrahje institucionale, misioneve diplomatike, zyrave ndërkombëtare. Dëshiroj të theksoj gatishmërinë e ASK-së për përkushtim në realizimin e regjistrimit të popullsisë sipas praktikave më të mira shtetërore të standardeve ndërkombëtare mbi regjistrimet të OKB-së dhe Eurostat-it”.

“Sigurojmë se baze e të gjithë projektit të regjistrimit do të jetë paanshmëria profesionale, të dhënat cilësore, gjithëpërfshirja, mbledhja, përpunimi dhe publikimi i të dhënave statistikore nga shoqëria për shoqërinë e shtetit tonë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme