Përfundon kërkimi për dy policët e zhdukur pa ndonjë rezultat

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 19:12 | Nga

Sapo ka përfunduar për sot kërkimi në lumin Lepenc për dy policët e zhdukur.

As dita e pestë e kërkimit për policët e zhdukur pas aksidentit që ndodhi të shtunën, nuk dha ndonjë rezultat.

Këto punime i ka përcjell për së afërmi sot edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili edhe u shpreh i pakënaqur që ende nuk janë gjetur policët e zhdukur.

Ndryshe, duhet cekur se për të lehtësuar në kërkimin e tyre, sot hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit. Ky veprim është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës.

Të ngjashme