Përfundon me sukses cikli i investimeve kapitale në remontet e blloqeve të KEK-ut

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se kohë për parë ka nisur remontet kapitale në blloqet e TC-A-së dhe TC-B-së, në mënyrë që para sezonit dimërorë të ketë të gjitha blloqet në dispozicin të prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa, tani janë në fazën përfundimtare të investimeve kapitale në remontet e planifikuara.

Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka filluar me kohë remontet kapitale në blloqet e TC-A-së dhe TC-B-së,  në mënyrë që para sezonit dimërorë t’i kemi të gjitha blloqet në dispozicin të prodhimit të energjisë elektrike.

Prandaj, ashtu siç edhe kemi premtuar, tani jemi në fazën përfundimtare të investimeve kapitale në remontet e planifikuara.

Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojme se TC-Kosova B, ditë më pare ka përfunduar me sukses remontin kapital në njesinë B-2, dhe pas përfundimit të fazës testuese kjo njesi ka filluar prodhimin me kapacitet të plotë. Remonti kapital ka përfunduar me sukses edhe në njësinë A-3 të TC-Kosovës A, dhe sot ka filluar faza testuese tre ditore.

Për më tepër, për të pasur një siguri që gjatë sezonit dimërorë të gjitha njësitë të jenë në prodhimë me kapacitete të plota, sipas planifikimit sot do të fillojë edhe revizioni disa ditorë i njësisë B-1 të TC-Kosova B.

Pra, objektivat e menaxhmentit të KEK-ut, që siguria e prodhimit në të gjitha njesitë të arrijë në nivelin më të lartë të mundshëm, ka arritur të përfundoj me sukses.

Për këto arritje, menaxhmenti i KEK-ut, falenderon të gjithë punëtorët e KEK-ut për angazhimin maksimal të treguar tash e disa muaj dhe njofton qytetarët e vendit se KEK-u me kohë ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të ofrojë stabilitet energjetik në vend edhe gjatë sezoni dimrorë.

Të ngjashme