Përfundon pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Guinesë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Guinesë.

Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0-0 me një lojë kryesisht të kujdesshme në mesfushë, pa raste konkrete.

“Dardanët” dominuan fraksionin e parë sa i përket posedimit të topit, ndërkohë të rrezikshëm para portës së Visar Bekajt u treguan dy herë afrikanët.

Në këtë ndeshje përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka startuar kryesisht me lojtar debutues, përfshirë katër lojtarë të Superligës së Kosovës.

Tri ditë më vonë Kosova luan edhe ndeshjen e fundit miqësore kundër një tjetër kombëtare afrikane, Gambisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme