Përfundon rregullimi i një rruge fushore në fshatin Drenoc

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 10:38 | Nga

Në mesin e shumë projekteve që janë përfunduar gjatë javës që lamë pas është edhe rregullimi i një rruge fushore në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit.

Rregullimi i kësaj rruge ka për qellim lehtësimin e lëvizjes së bujqve të fshatit Drenoc dhe fshatrat të tjerë, të cilët arat e tyre i kanë në pjesën ku është rregulluar kjo rrugë.

Banorët e fshatit Drenoc, i janë falënderuar Kryetarit të Komunës, për rregullimin e rrugës duke thënë se rruga gjatë sezonit të vjeshtës ka qenë vështirë e kalueshme dhe me rregullimin e rrugës me zhavorr, banorëve do të u lehtësohet lëvizjen e tyre në të gjitha sezonet.

Rregullimi i rrugës fushore në fshatin Drenoc, është realizuar përmes projektit “ Rregullimi i rrugëve fushore të Komunës së Rahovecit”. Gjatësia e kësaj rruge është 2 mijë e 462 metra.

Të ngjashme