Edicioni i dytë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë (KPDS) “Të ëndërrosh të (pa)mundurën: Ballkani Perëndimor i lirë nga situatat e krizës dhe në një rrugë drejt integrimit bashkëpunues” është përmbyllur mesditën e së enjtes, raporton Ekonomia Online.
Në përmbyllje të Samitit dyditor të Paqes dhe Demokracisë, u dhanë konkludime dhe fjalime përmbyllëse e përshëndetëse nga Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë e “Iniciativës së Re Sociale”; Bardhi Bakija, drejtor i “Sbunker” dhe Mentor Vrajolli, drejtor i “Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë”.
Bakija, me këtë rast tha se në këtë edicion e sheh edhe më të suksesshëm se atë të vitit të kaluar dhe se diskutimet e mbajtura gjatë dy ditëve jo vetëm që kanë iluminuar rrugëtimin drejt një normalizimi kuptimplotë, por edhe kanë thelluar përkushtimin për ruajtjen e demokracisë, promovimit të bashkëpunimit rajonal dhe luftës kundër dezinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Janë bërë disa muaj të punës së bashku me këta kolegë dhe jam shumë të them se ja kemi dal të realizojmë këtë punë këtë vit me më shumë sukses se gjatë vitit të kaluar. Kështu që do të doja të falënderoja të gjithë për punën e tyre në organizimin e këtij Samiti”.
“Diskutimet përmbajtjesore në këto panele kanë jo vetëm iluminuar rrugëtimin drejt një normalizimi kuptimplotë, por edhe kanë thelluar përkushtimin tonë për ruajtjen e demokracisë, promovimit të bashkëpunimit ndër rajonal dhe për të luftuar dezinformimin në Ballkanin Perëndimor, tek e lëmë këtë samit, besoj me një sens të ri të qëllimit, dhe njohuri të reja, t’i kujtojmë vetes se rrugëtimi drejt një Kosove më të prosperuar, më demokratike, më të zhvilluar e unifikuar në Ballkanin Perëndimor nuk përfundon këtu dhe besoj se përmes dialogut, bashkëpunimit, veprimit të mund të transformojë cka mësuam gjatë këtyre dy ditëve”, tha Bakija.
Mentor Vrajolli, drejtor i “Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë”, tha se platformat janë të nevojshme në bashkëpunim rajonal dhe se “Samiti i Paqes dhe i Drejtësisë” është krijuar në një të tillë tashmë. Vrajolli tha se përmes transparencës e diskutimeve mund të arrihet më shumë progres.
“Çka në kuptuam është se rajoni, apo më saktë bashkëpunimi rajonal ka nevojë për platforma, dhe Samiti për Paqe dhe Drejtësi në Kosovë po shndërrohet në një platformë ku ne po mund të diskutojmë për shumë çështje e mospajtime që kemi. Është e nevojshme që të kemi një platformë ku flasim sinqerisht dhe të ngrisim shqetësimet që i kemi”.
“Përmes transparencës, diskutimeve mund të arrijmë shumë progres, dhe çka ky event na bëri të mendojmë është se duhet të jemi më ambiciozë, të hapim më shumë tema. Kjo platformë është një platformë që do na shërbejë për pajtim rajonal. Edhe çështjet e brendshme varen nga bashkëpunimi rajonal”, u shpreh Vrajolli, raporton Ekonomia Online.
Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë e “Iniciativës së Re Sociale”, tha se ndonëse u ishte dashur ta shtynin mbajtjen e Samitit për këtë vit, janë ndarë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen, për çka tha se morën pjesë më shumë se 200 persona. Ajo falënderoi pjesëmarrësit, panelistët dhe kontributdhënësit në realizimin dhe mbarëvajtjen e këtij Samiti.
“Është emocionuese të shohim se po mbyllim vitin e dytë të organizimit të ‘Samitit të Paqes dhe Drejtësisë” në Kosovë, dhe me shpresë ky organizim do bëhet traditë. Në muajt e fundit planifikuam ta organizojmë gjatë pranverës, më vonë morëm vesh se na duhet ta shtyjmë”.
“Dua të falënderoj panelistët tanë. Fatkeqësisht disa nuk mund të na bashkëngjiteshin fizikisht. Arritëm të kishim 200 pjesëmarrës, që është shumë më shumë se që kishim pritur. Dua të falënderoj kontributdhënësit tanë pa të cilët nuk do kishte ndodhur ky samit; Rockefeller Brothers Fund dhe National Endoëment for Democracy”, tha ndër të tjera Radosavljeviq në fjalën e saj përmbyllëse të këtij organizimi.
LEXONI EDHE: