Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri, Avdullah Hoti me disa nga përfaqësuesit e partive politike në vend.
Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi para gazetarëve tha se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim.
“Nga Nisma kërkova që te ketë kujdes që mos të rreshket kosova në një dialog teknik”.
Teksa ministri i Drejtësisë nga AAK, Selim Selimi dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu nuk u prononcuan për media.
Kujtojmë se këtë takim e refuzuan dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja.