Përfundon takimi VV-LDK, s’ka marrëveshje koalicioni

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 19:20 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi disaorësh ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.

Para medieve dolën Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Ata shkurt thanë se nuk ka marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive.

Hoti tha se takimet do të vazhdojnë ditët e ardhshme.

 “Ne po i vazhdojmë takimet, ende presim në ditët në vijim të kemi prapë takime”, tha Hoti.

“Nuk është përfunduar ende krejt, ende nuk kemi ardhur në një konkludim, duhet të bisedojmë edhe më shumë”, ka thënë Hoti.

E, Konjufca tha se krejt ajo çka mund të thotë para medieve është se nuk ka marrëveshje.

“Krejt çka mund të ju them është që nuk ka marrëveshje”, tha Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Takimi i përbashkët u mbajt pasi më herët gjatë ditës të dy partitë mblodhën kryesitë dhe ishte paralajmëruar se marrëveshja ishte afër.

Mësohet se mospajtimi kryesor mbetet posti i presidentit, pozitë të cilën LDK-ja kërkon ta rezervojë për vete kur t’i kalojë mandati presidentit aktual.

LEXO EDHE:

Të ngjashme