Përfundon ura më e madhe në “Rrugën e Kombit”

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit, ajo e Uzinës ka përfunduar, pavarësisht se ishte parashikuar për të përfunduar në fund të marsit apo fillim prilli.

Me këtë ritëm, duket se sezoni i ardhshëm turistik në fillim qershori, i gjithë segmenti prej 17 kilometrash me shtatë ura, do të përfundojë, bashkë me shtresat e asfaltit.

Punime shtesë janë parashikuar të bëhen përgjatë gjithë gjatësisë, duke eliminuar edhe dëmtimet e krijuara në urat ekzistuese apo pjesët e rrugës që kanë pësuar rënie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme