Përfundon votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së

Tiranë | 22 Kor 2017 | 19:18 | Nga

Është mbyllur në orën 19:00 procesi zyrtar i votimit në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike.

Nga të dhënat e dhëna nga PD-ja, në total, në të 12 qarqet e vendit, deri në orën 18:00 kanë votuar, 49 879 anëtarë, nga 103 952 anëtarë.

Deri në orën 18:00 në 12 qarqe është votuar si vijon:

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme