Dje (e diel) ‘Diario Gol‘ raportoi se Mauro Icardi ka përfunduar testet mjekësore me Real Madridin.
Sipas tyre kapiteni i Interit ka kryet testet në mënyre sekrete në Milano dhe është i gatshëm të kalojë te Los Blancos.
Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë euro në kontratën e tij, por që është e vlefshme vetëm për afatin kalimtar të verës.
Por, Goal Italia ka kontaktuar përfaqësuesit e Icardit, të cilët kanë përgjenjeshturar gjithë lajmet në mediat spanjolle, duke i quajtur ‘lajme të rreme’.
Përveç kësaj sulmuesi vazhdimisht shpreh hapur dëshirën për të qëndruar te Interi dhe se nuk e ka ndërmend asnjëherë të largohet.
24-vjeçari ka shënuar 18 gola këtë sezon në Serie A dhe ka dhuruar një asistim.
Duke parë se si po shkojnë çmimet në afatin kalimtar të janarit, nëse Reali e dëshiron Icardin duhet të paguajë rreth 180 milionë euro.
https://youtu.be/Z9l10IPa1pc