Zlatan Ibrahimovic ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme në derbi ndaj Interit, por që në fund nuk mjaftoi që Milani të marrë fitore.
Rossonerët ishin në epërsi prej dy golave 0-2 pas 45 minutave të parë, ku Ibrahimovic asistoi tek goli i parë i shënuar nga Rebic dhe të dytin e realizoi vetë.
Por në pjesën e dytë Interi e riktheu rezultatin për ta fituar takimin 4-2 dhe për ta marrë kreun në Serie A.
E duket se humbja i ka lënë shije të hidhur Ibras, i cili nuk ka dashur shumë të komentoj për ish-skuadrën e tij Interin.
Gazetarët pas ndeshjes e pyetën suedezin nëse ky Inter është për titull të kampionit.
Ibra u përgjigj shumë shkurt: Jo. Suedezi me këtë përgjigje të shkurt u largua edhe nga Zona Mix.
Suedezi duket se më shumë preferon që titulli të shkoj në duart e ish-skuadrës së tij Juventusit ose Lazios se sa te Interi. /Telegraf