Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar një tryezë ku po diskutohet për procedimin e Projektligjit për Shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar.
Në këtë debat morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile si dhe prokurorët Besim Kelmendi dhe Shqipdon Fazliu.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky projektligj përbëhet nga 5 kapituj e 20 nene. Qëllimi i tij, sipas saj, është trajtimi i legalitetit të pasurisë, barra e provës bie nën personin e dyshuar.
Përkrahje këtij projektligji i kanë ofruar edhe shoqëria civile. Pro këtij projektligji ka dalë edhe prokurori i prokurorisë së shtetit Besim Kelmendi.
Ai ka thënë se ky projektligj ka nevojë për përmirësime, por se është ligji më i nevojshëm për Kosovën.