Përkujtohen dëshmorët e “Betejës së Rahovecit”

Rahovec | 19 Kor 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Sot janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës të rënë më 19 korrik në “Betejën e Rahovecit”.

Në nderim të dëshmorëve Sadik Shala, Hamdi Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Habib Berisha u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në vendet e rënies së tyre dhe tek lapidari në Rahovec.

Në homazhe dhe nderime, krahas familjarëve, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë Metush Kryeziu, kryetari i Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë Sinan Gegaj, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe shumë bashkëluftëtarë dhe qytetarë.

Dëshmorët në “Betejën e Rahovecit” kanë rënë në vijën e parë të frontit, pa u tërhequr nga luftimet dhe në mbrojtje të popullatës civile të Rahovecit dhe fshatrave përreth.

Të ngjashme