Përkujtohen viktimat në trafikun rrugor – Abrashi: Të përcillen këto aktivitete pavarësisht situatës politike

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 11:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Infrastrukturës ka lansuar dhe publikuar aktivitetet javore për shënimin e Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se kjo fushat ka karakter ndërkombëtar dhe realizohet në shumë vende të botës.

“Ne po fillojmë fushatën një javore që ka të bëjë me ditën e përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, por edhe të parandalojmë aksidentet në trafikun rrugor”.

“Ky është një aktivitet i cili ka karakter ndërkombëtar dhe realizohet në shumë vende të botës dhe besoj që me aktivitete të tilla do të ndikojnë më shumë siguri në rrugë dhe më shumë vëmendje dhe gjithmonë duke minimizuar viktimat në trafikun rrugor”.

Abrashi ka bërë thirrje që të përcillen këto aktivitete pavarësisht situatës politike në vend.

Drejtor i trafikut rrugor nga Policia e Kosovës, Jeton Rexhepi ka thënë se ka rënë numri i aksidenteve në vend.

“Policia e Kosovës çdo aktivitet është pjesë e pandashme. Mund të themi se ky vit karakterizohet me rënie të aksidenteve dhe rënie të numrit të aksidenteve që kanë humbur jetën”.

Muhamet Krasniqi nga Kolegji “Tempulli” ka thënë se çdo 24 sekonda humb jetën një person nga aksidentet.

“Ky aktivitet organizohet prej vitit 2015. Për çdo 24 sekonda vdes një person nga aksidentet”.

Të ngjashme