Përkundër pakënaqësive, Komisioni Hetimor për punësimet në MPJD përzgjedh ekspertët e pavarur

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 13:58 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tre ekspertë të pavarur do të angazhohen për hetim lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së, pasi të enjten u votuan nga Komisioni Hetimor Parlamentar, raporton Ekonomia Online.

Ky grup prej tre anëtarësh është votuar me 6 vota për, ndërsa as kjo mbledhje nuk kaloi pa akuza e kundërakuza.

Deputetja nga radhët e AAK-së, njëherësh edhe kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, tha të votohen dy ekspertë.

“Dy ekspertë njëri të jetë nga mazhoranca dhe një nga opozita. Edhe ju si mazhorancë ta keni një propozim dhe si pako të votohen dy ekspertë”, tha Kadrijaj.

Deputetja nga pushteti, Arbëreshë Kryeziu, sugjeroi të shkohet me tre propozime për votë.

“Duhet ta shihni se nuk mund të shkojmë me dy propozime që shkojnë nga grupet parlamentare, ne mund ta propozojmë një emër. Mund të shkojmë me tre propozime”, tha ajo.

Deputetja nga PDK, Ariana Musliu-Shoshi, tha se është e rëndësishme të ketë një konkurs të hapur e të mos zgjedhën ekspertët me propozim nga partitë politike.

“Duhet të ketë një konkurs të hapur nga kuvendi përderisa ne propozime si komisione kanë lidhje me një parti politike nuk ka shans që VV-ja të propozojë ekspertët e PDK-së,”, tha ajo.

Deputetja Jetat Statovci, tha se në plan të punës e kanë parë të arsyeshëm të jenë tre ekspertë.

Përgjimet telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin serb, Milan Radojiçiq, nuk u la pa u përmendur në këtë mbledhje.

“Kurgjo nuk iu ka dalë çka ka me iu dalë”, tha deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Nuk ka pas asgjë, veç çka kemi dëgjuar”, tha Kadrijaj.

“Duhet pak eksperiencë me kuptu gjuhën e PDK-së”, Musliu Shoshi.

Të ngjashme