Përleshen dy familje në Prizren, pesë të lënduar

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Të enjten rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes të dy familjeve në Prizren, ku janë përfshirë pesë persona.

Si pasoj e rrahjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman.

“Ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta”.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopinj të sëpatave”.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

Të ngjashme