Përleshen grekët dhe shqiptarët në Athinë, 6 të plagosur

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje e ashpër ka ndodhur mes dy grupeve greko-shqiptare, duke lënë 6 persona të plagosur në Geraka, pranë Athinës.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës dy të mëngjesit në një park, në kryqëzimin mes rrugëve të Domokos dhe Gerakas.

Mediat greke bëjnë të ditur se tre nga të plagosurit u transferuan në Sismanoglio dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq.

Gjithashtu në vendngjarje u gjet edhe një pistoletë.

Policia po heton për shkakun e sherrit dhe nëse kishte lidhje me ngjarjen e djeshme në Shqipëri, ku forcat RENEA ekzekutuan Konstantinos Kacifas, pasi qëlloi ndaj tyre dhe terrorizoi fshatin Bularat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme