Përleshen mes vete dy persona në Obiliq, bëhen për spital

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Një person në Obiliq është shoqëruar në stacionin policor, pasi pas një mosmarrëveshje është përleshur me një person tjetër.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).

Njoftimi i plotë:

Obiliq 21.06.2026, 17:25. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se është përleshur me viktimën mashkull kosovar. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire.

Të ngjashme