Përleshje me armë zjarri mes policisë dhe hajnave në Viti

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se 3-4 persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë vjedhur cigare në një kioskë mëngjesin e djeshëm në Viti.

Me këtë rast policia njofton se ka pasur një përleshje me armë zjarri mes policisë dhe hajnave.

“Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit”, thuhet në raportin 24-orësh të polcisë.

Në vendin e ngjarjes policia bën të ditur se janë konfiskuar gjashtë gëzhoja, por nuk raportohet për persona të lënduar në këtë rast.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Të ngjashme