Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë afër mesnatës në Pejë.
Kjo ka ndodhur pas një përleshje mes nëntë të rinjve që ka ndodhur rreth orës 23:25 në rrugën “Sak Fazlija”.
Njëri nga të plagosurit është dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë, kurse i lënduari tjetër për shkak të natyrës së lëndimit është transferuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona.
Rasti është iniciuar si “Tentim vrasje e rëndë”.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.