Përleshje mes dy personave te Hotel Grandi (Video)

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 15:31 | Nga

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur në Prishtinë, tek semaforët, afër Hotel “Grand”, njofton Klan Kosova.

Njoftohet se një nga personat e përfshirë në rrahje është dërguar për trajtim në QKUK – ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Në videon e xhiruar (me telefon) nga ekipi i Klan Kosovës në terren, dëgjohen personat duke sharë e ofenduar njëri-tjetrin.

Policia ka qenë në vendin e ngjarjes, por ende nuk është bërë i ditur motivi i përleshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme