Përleshje mes shqiptarëve dhe xhamajkanëve në një burg të Britanisë

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 12:10 | Nga

Të burgosurit shqiptarë në një burg të Britanisë së Madhe janë përleshur me një grup xhamajkanësh, sipas The Sun. përplasja ndodhi në 12 Prill në burgun Maidstone në Kent.

“Gjithçka nisi kur katër të burgosur shqiptarë sulmuan një të burgosur xhamajkan herët në mëngjes” shkruan The Sun. Pasditen e asaj dite dhjetëra të burgosur u ndanë në dy kampe dhe nisën përplasjen.

“50 shqiptarë dhe 20 xhamajkanë nisën të shahen dhe të kërcënohen mes njëri tjetrit para se të përleshen në njërin krah të burgut” shkruajnë mediat angleze që tregojnë ndërhyrjen e rojeve para se situata të dilte jashtë kontrollit.

“Ka pasur tensione mes shqiptarëve dhe xhamajkanëve dhe situata u bë e rrezikshme. Të burgosur nga kultura të ndryshme ndahen në grupe dhe përplasjet janë të zakonshme”

7 të burgosur u dënuan me izolim nga administrata e burgut, dy prej tyre ishin të armatosur me mjete të mprehta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme