Përleshje në Uglar të Gjilanit, katër të arrestuar

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje ku janë përdorur edhe thika ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Uglar të Gjilanit.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërkaq të përfshirë kanë qenë katër persona.

“Fsh. Uglar, Gjilan 27.08.2021 – 21:00. Pas një mosmarrëveshje, katër të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur ndërmjet vete duke therur me thikë njeri-tjetrin, në përleshje nga të dyshuarit janë përdorur edhe mjete tjera të të forta”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Të ngjashme