Edicioni i 18-të i “Flakadani i Karadakut”, Haliti thotë se festivali sjellë shumë para publikut dhe nderon dëshmorët

Viti | 26 Mar 2019 | 17:56 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vitisë ka shënuar edhe këtë vit manifestimin tradicional “Flakadani i Karadakut 2019”, raporton Ekonomia Online.

Edicioni i 18-të i “Flakadani i Karadakut”, të martën është shënuar me një mori performancash të ansambleve kulturore dhe me këngë popullore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë për Ekonomia Online se nata finale e këtij manifestimi po shënohet me shumë aktivitete nga të gjitha trevat ku ka shqiptarë.

“Flakadani i Karadakut e më aktivitet që organizohet tash e 18 vite në komunën e Vitisë. Përmban në vetvete shumë programe kulturo artistike dhe sot janë finalet e këtij festivali  ku kanë marrë pjesë edhe aktivitete sportive, letrare dhe shumë të tjerë. Edhe këtë vit kemi pasur organizime të ndryshme, të mirëfillta e kualitative, me pjesë marrjen e shumë shkrimtarëve, artistëve, letrarëve, sportistëve që kanë emra dhe janë me suksese të shkëlqyer në Tiranë, Shkup, Kumanovë, Preshevë por kemi edhe pjesëmarrës edhe nga qyteti Bursa i Turqisë të cilët na kanë nderuar dhe shqiptarë nga Turqia që marrin pjesë në këtë festival”, ka thënë Haliti.

Kreu u Vitisë ka shtuar se qëllimi i organizimit të këtij manifestimi është të nderohen dëshmorët e rënë për liri.

“Qëllimi ynë është të bëjmë sa më shumë aktivitete kulturore dhe sportive por edhe ta nderojmë dëshmorin Nijazi Azmi dhe dëshmorët tjerë prandaj ne si komunë po mundohemi të kemi më shumë aktivitete kulturore dhe sportive në mënyrë që rinia jonë të jetë sa më e angazhuar dhe të orientohet drejtë”, shtoi Haliti.

Sa i përket përzgjedhjes së fituesve të edicionit të 18-të të “Flakadani i Karadakut”, Haliti tha se do të shpallen më të mirë dhe qytetarët të jenë të kënaqur me aktivitetet e organizuara.

“Do mundohemi ti shpallim edhe më të mirët dhe në këtë mënyrë po mundohemi të rritet kualiteti ynë. Shikueshmëria është jashtëzakonisht e madhe nga qytetarët që janë prezent në këtë festival dhe aktivitete tona dhe kjo është shumë më rëndësi. Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, së bashku me Ministrinë e Kulturës kanë paraparë disa shpërblime të cilët do të jenë befasi. Por ajo që është me rëndësi shpërblime do të ketë për garuesit që marrin vendet e para por me rëndësi është pjesëmarrja dhe kualiteti i këtyre shoqërive dhe programeve të tjerë. Jo vetëm kulturore por edhe sportive”, ka thënë Haliti.

Në finale janë tetë shoqëri Kulturo Artistike ku fituesit do të zgjedhën në orën 20:00.

Festivali “Flakadanit i Karadakut 2019”, ka filluar të dielën. Përgjatë këtyre netëve, vitiasit kanë mundur të shohin program të pasur kulturor e artistik të sjella para tyre nga shoqëri kulturore nga të gjitha trojet shqiptare.

Të ngjashme