Përmbyllet projekti i binjakëzimit për mësim cilësor

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 10:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmbyllet projekti i binjakëzimit me Finlandën (OMNIA) dhe Austrinë (Kulturë Kontakt) i financuar nga BE-ja mbi “Mbështetjen e zbatimit të planit strategjik të arsimit në Kosovë 2011-2016”.

Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i cilësisë dhe rëndësisë së arsimit nëpërmjet zbatimit të kurrikulës së re të  modernizuar ngritjes së kapaciteteve të edukatorëve, zbatimit të masave për sigurimin e cilësisë në arsim dhe mbështetjes për sigurimin e pajisjeve përkatëse shkollore të  dorëzuara dhe të vendosura në shkolla në mënyrë të duhur.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se projekti i binjakëzimit është ndihmë për përmirësimin e arsimit në Kosovë.

“Implementimi i korrikulës brenda shkollave dhe kjo na ka mundësuar të trajtojmë profesorët në mënyrë që të përcjellin dijen tek nxënësit që nesër ata të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe për studimet universitare. Pisa 2015 ishte pasqyrë për nivelin e arsimit në Kosovë. Edhe pse ne refuzonim atë por ato rezultate na treguan se ku jemi, ky nuk duhet të jetë zhgënjim kombëtar por mobilizim kombëtarë”, tha ai.

Kurse Luigi Brusa, shef i sektorit të bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë tha se fëmijët dhe nxënësit kosovarë kanë nevojë për investim në arsim sepse arsimi sjell edhe gjendje më të mirë në zhvillimin ekonomik.

“Arsimi duhet të jetë përgjegjës dhe t’i përgjigjet nevojave te qytetarëve sepse Kosova ka nevoje të theksoj arsimin tek fëmijët sepse ata janë investim për të ardhmen. Të gjithë kane dëshirë  që fëmijët e tyre janë të konkurueshëm në tregun e punës atyre duhet te ju sjellët nxënës inspirues sepse kjo ju duhet studenteve të Kosovës sepse Kosova është në gjendje të rënd në këtë aspekt. Arsimi i mirë sjell edhe gjendje të mirë ekonomike. Rezultatet e PISA-së janë indikativë se ku qëndron arsimi dhe nga se duhet të shkojnë reformat dhe  cilësia e arsimit në vend”, tha Brusa.

Udhëheqësit e këtij projekti thanë se fëmijëve duhet t’ia zbardhim të ardhmen fëmijëve.

“Për ekspertet tani edhe finlandez ka qenë projekt i mire edhe për te treguar edhe shkathtësitë e tyre sepse binjakëzimi është pune ekipore. Shefi ynë është një fëmijë dhe ne duhet të punojmë që t’ia zbardhim atij fëmije të ardhmen”, tha Sampo Suihko, udhëheqës i projektit për binjakëzim.

Projekti i binjakëzimit ka pilotuar kurrikulën e re në 95 shkolla, ka monitoruar për së afërmi dhe në vazhdimësi pilotimin e saj, nëpërmjet ekspertëve të vet projekti ka ofruar trajnime për mijëra mësues, 134 drejtorë dhe 32 drejtorë komunal të arsimit.

Ai gjithashtu ka furnizuar 107 shkolla me pajisje të përgjithshme dhe 107 shkolla me pajisje sportive, ndërsa i ka ofruar 137 shkollave të tjera pajisje të TIK-ut.

arsim bajrami1

Të ngjashme