Përmbyllet projekti “KosAgri”, kishte qëllim zhvillimin e bujqësisë sipas standardeve evropiane

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 12:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti “KosAgri” ka për qëllim që të ndihmojë Ministrinë e Bujqësisë në zhvillimin e këtij sektori sipas standardeve evropiane u tha në përmbylljen e këtij projekti nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me CIHEAM-Bari dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se projekti Projekti ‘KosAgri’ ka për qëllim ta asistojë ministrinë ne një numër të madh të aktiviteteve i cili ka për qëllim rregullimin e ligjit dhe integrimin e Kosovës në BE.

“‘KosAgri’ është një akronim i një projekti i cili ka për qëllim forcimin e ministrisë së Bujqësisë. Ky projekt është projekt afatgjatë dhe është financuar nga fondet e bashkëpunimit italian. Qëllimi i këtij projekti ishte që të ndihmoj ministrin e Bujqësisë ne implementimin e iniciativave dhe aktiviteteve. Projekti ‘KosAgri’ ka për qëllim ta asistojë ministrinë në një numër të madh të aktiviteteve i cili ka për qëllim rregullimin e ligjit dhe integrimin e Kosovës në BE”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, tha se përmes këtij projekti janë forcuar laboratorët për analiza bujqësore.

Por ai kërkoi edhe më tej mbështetje për kontrollin e monitorimit të eksportit dhe importit të bimëve.

“Ky projekt është financuar nga qeveria italiane. Dëshiroj të falënderoj për këtë projekt. Ministria jonë dhe partneret italian në korrikun e 2015 kanë marr mbështetjen nga ministra dhe kanë përforcuar laboratorët tonë, të cilat do të rrisin nivelin e kualifikimeve të zyrtarëve publik”.

“Në mes të rezultateve të shumta kam shumë respekt në punën që është ndërmarrë, në përpilimin e ligjeve, për bujqësinë organike, për ligjin e mbrojtjes së bimëve, për ndërmarrjen e sistemit të suksesshëm të importit dhe eksportit. Mbështetja në të ardhmen nga Italia do të jetë e nevojshme për kontrollin e monitorimit të eksportit dhe importit të bimëve”.

Nino Merola, drejtor në Agjencinë e Bashkëpunimit për Zhvillim, nga Tirana tha se puna që është kryer në Kosovë është punë kualitative.

“… puna që është kryer në Kosovë është një punë me kualitet shumë të lartë, ka marrë mirënjohje nga të gjithë pjesëmarrësit, dhe në këtë rast pozitiv mënyra se si është zhvilluar kjo është mënyrë e drejt se si të mbahen marrëdhëniet e mira. Partneri implementues ka kyçur shume institucione italiane dhe jemi munduar të nxjerrim sa më shumë nga ky partneritet”, tha ai.

Në Institutin Bujqësor në Pejë, dje është përuruar laboratori i mbrojtjes së bimëve i cili në bashkëpunim me AVUK-un bënë kontrollin fitosanitar në Republikën e Kosovës.

Investimi është realizuar në kuadër të projektit italian “KosAgri”, ndërsa si i tillë, ky laborator do të bëjë diagnostifikimin e sëmundjeve të bimëve, insekteve dhe nematodave.

Projekti italian “KosAgri”, është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Instituti Agronomik Mesdhetar në Bari të Italisë, ndërsa vlera e projektit për funksionalizimin e laboratorit dhe serrës arrin vlerën prej 260 mijë euro.

Të ngjashme