Përmbytje edhe në Komunën e Rahovecit, nën ujë një numër serrash

Rahovec | 20 Jan 2023 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e vazhdueshme po krijojnë vështirësi edhe në Komunën e Rahovecit.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka thënë se niveli i ujit të Drinit të Bardhë është rritur shumë.

Për shkak të kësaj ka pasur edhe përmbytje të tokave bujqësore.

“Po e shohim nga afër se si niveli i ujit në Drinin e Bardhë është rritur shumë nga reshjet e shiu dhe për shkak të prurjeve të mëdha, kemi përmbytje të tokave bujqësore të mbjella me grurë në fushë të hapur, si në: Gexhë, Xërxë, Malësi e Vogël, Krushë e Madhe, Çifllak, e nën ujë janë edhe një numër i serrave afër Drinit, me prodhime të gatshme për treg, si: spinaq, qepë, sallata, lakër etj”, ka shkruar në Facebook Latifi.

Latifi ka thënë se do të bëhet regjistrimi dhe vlerësimi i dëmeve.

Të ngjashme