Një grup i të rinjve nga shkollat e rrethinës së Prishtinës morën pjesë në marshin me biçikleta të mbajtur në sheshin ”Zahir Pajaziti”.
Aktiviteti “Udha e paqes” u mbajt në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan”, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e paqes.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin të rinj nga vende dhe kultura të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
Organizatorja e këtij aktiviteti, Saviola Konja, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i paqes, dashurisë dhe mëshirës me njëri-tjetrin.
“Në fakt po përpiqemi që paqes të ndërlidhim njerëzit vullnet mirë në mbarë botën të krijojmë një mentalitet pozitiv në promovim të saj ky aktivitet ka mbledhur të rinj të shkollave të ndryshëm por jo vetëm të cilët do të jenë pjesë e marshimit. Mesazhi final është koha për paqe harmoni dhe bashkëpunim duke thënë se të gjithë ne mund të japim kontribut në të mirë të këtij vendi”, tha ajo.
Pjesë e gjithë këtij organizimit ishte edhe Endrit Kurtsmajlaj, i cili tregoi më tepër për të gjithë ecurinë e këtij organizimi. Ai gjithashtu shpjegoi edhe arsyen interesante se përse kanë zgjedhur pikërisht biçikletat për të promovuar paqen.
Për të promovuar paqen, këtij marshi iu bashkua edhe Olsa Krasniqi. Ajo uroj që përmes këtij marshi të përçohet mesazhi I paqes në gjithë botën.
“Arsyeja pse jam këtu është se sot është dita e paqes dhe ju dëshiroj të gjithë botës paqe”, tha Krasniqi.