Përparim Rama denoncon qytetarin që largoi pengesën për parkim

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një video të postuar në Facebook ka denoncuar një qytetar, i cili ka larguar pengesën për t’u parkuar në trotuar.

Në videon e publikuar shihet një autobus dhe një veturë e parkuar në trotuar.

“Derisa ne bëjmë çmos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore”- ka shkruar Rama.

Të ngjashme