Perparim Rama emëron Jeta Rafunën drejtoreshë të Bujqësisë në Kryeqytet

Prishtinë | 21 Pri 2026 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar për emërimin e Jeta Rafunës në pozitën e Drejtoreshës së Bujqësisë në Kryeqytet.

Përmes një postimi publik, Rama i ka uruar suksese Rafunës në detyrën e re, duke shprehur besimin se ajo do të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e këtij sektori.

“Jeta Rafuna nga sot Drejtoreshë e Bujqësisë në Kryeqytet. I uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe mbarësi në rrugëtimin e ri profesional. Jam i bindur që me përkushtimin dhe vizionin e saj do të japë kontribut të çmuar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Të priftë e mbara, Jeta!”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme