Përparim Rama: Po përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe Sharban

Prishtinë | 09 Qer 2026 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka publikuar disa fotografi ku ka treguar se në Siqevë dhe Sharban janë duke punuar në rregullim të infrastrukturës.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se po punohet në ndërtim të rrugëve, të urave dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.

Postimi i tij i plotë:

🚧 Infrastrukturë më e mirë për Siqevën dhe Sharbanin!

✅ Ndërtimi i rrugëve në gjatësi prej 351.61 metrash,

✅ Ndërtimi i dy urave mbi prrojet që kryqëzojnë rrugën,

✅ Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit.

Vazhdojmë 🏗️

Të ngjashme