Përparim Rama: Sot fëmijëve nuk u rëndohen supet nga librat, i kanë dollapët personal

Prishtinë | 06 Sht 2025 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kryeqytet, fëmijët nëpër shkolla i kanë dollapët personalë.

Si rezultat, Rama ka shkruar në rrjetin social Facebook, se më të vegjëlve nuk u rëndohen supet nga librat.Kryetari i kryeqytetit këta dollapë i ka cilësuar më shumë se orendi, kujdes, respekt dhe lehtësi shkollore.

“Dikur, librat u rëndonin supet e të vegjëlve.Sot, për herë të parë, fëmijët i lënë ato në dollapët e tyre personalë.Është më shumë se një orendi: është kujdes, respekt dhe lehtësi për çdo ditë shkollore. #PrishtinaPertej”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme