Përplasen 2 mjete në Durrës, plagoset shoferi me fëmijën e tij

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Pak momente më parë dy mjete janë përplasur në qytetin e Durrësit. Si pasojë e ëprplasjes kanë mbetur të plagosur 2 persona. Konkretisht është lënduar drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi me inicialet F.K dhe djali i tij.

Raportohet se të dy janë nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhru rreth orës 18:00 në aksin Xhafzotaj-Rrashbull, teksa janë përplasur dy makinat të tipit “Toyota” dhe “Benz”.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën e nevojshme për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Të ngjashme