Përplaset Besnik Tahiri me ministrin Murati: S’keni dhënë ndihma por lëmoshë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 11:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i ka kërkuar llogari ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me deklaratat për ndihmën që kjo qeveri u ka ofruar qytetarëve, raporton Ekonomia Online

Tahiri tha se Kosova nuk ka nisur as me Qeverinë Kurti, e as me ministrin Hekuran Murati.

“E dyta po flet për subvencionime dhe për atë që çdo gjë ka nisur me ju, me ty. Kosova nuk ka nis as me ty, as me juve, ka me vazhdu kanë me ardh të tjerë, por në kohën sa jeni në funksion a ka mundësi me i bë do vepra sepse e keni fuqinë parlamentare dhe buxhetin. Nuk jeni në pandemi”, tha ai.

Më tutje, deputeti i AAK-së deklaroi se kjo qeveri nuk ka dhënë ndihma për qytetarët, por siç ka thënë ai lëmoshë.

Tahiri përmendi edhe mos miratimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik.

“Sa i përket ndihmave mos hi në detaje. Nuk ke dhënë ndihma. Ke dhënë lëmoshë. E ke pasur shumë lehtë ministër me vendos në buxhet Ligjin për Paga. Me një të ramë 80 mijë të vrame. Tek zyrtarët publik e ke shumë lehtë me u marr me pagën minimale. Para një jave e keni vendosur Albin Kurtin me sindikatat me fol për pagën minimale”, tha ai.

Lidhur me çështjen e Ligjit të Pagave u kundërpërgjigj, ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai tha se Ligji i Pagave ka ngecur për shkak të kundërshtimeve nga sindikatat.

“Pagën minimale shumë shpejtë besoj edhe atë do ta rregullojmë. Ka pas kundërshtime nga sindikatat. Normalisht që i kanë arsyet e tyre jo të qëndrueshme, për shkak se asnjë anëtarë i atyre sindikatave nuk preket nga ky vendim e as nga paga minimale, mirëpo janë arsyet politike që sindikatat për të cilat sindikatat nuk do të duhej që të bënin politikë”, ka thënë Murati.

Të ngjashme