Përplasje në Komisionin Hetimor, VV-ja lëshon mbledhjen

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 16:18 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet deputeteve të pozitës e opozitës, raporton Ekonomia Online.

Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetë së LDK-së Doarsa Kica-Xhelili me deputetë e VV-së Driton Hyseni dhe Halil Thaçin dhe Salih Zyben.

Deputete e VV-së e kanë përmendur 5 marsin si datë jo të denjët për mbajtjen e kësaj mbledhje nen arsyetimin e angazhimeve që janë për shënimin e Epopesë se UCK-së.

Deputeti Hyseni ka thënë se sot në Kuvend ka pasur seancë të veçantë kushtuar 5 marsit.

E deputja Kica -Xhelili, reagoi në lidhje më këtë çështje duke thënë se VV-ja nuk mund të flas për këtë cështje, pasi sipas saj, ata Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm.

“A mundesh me fol për këto tema a, kur je me VV. I fundit je që mundesh me fol për 5 mars përderisa mendoni që Kosova është shtet i përkohshëm”, ka thënë ajo.

Kjo deklaratë ka bërë që deputet e pozitës ta lëshojnë mbledhjen.

Ndërsa paraprakisht gjatë kësaj mbledhje kishte debate mes anëtarëve të këtij komisioni se a duhet të ketë përfshirje të ekspertëve brenda hulumtimeve.

Nga ana e opozitës ngecja e këtij procesi të cilit i kanë mbetur vetëm edhe një muaj afat deri më 6 prill, u konsiderua si përpjekje e mazhurancës për fshehjen e së vërtetës.

Të ngjashme