Përplasje në mes pozitës dhe opozitës për punën e Avokatit të Popullit

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 17:42 | Nga

Seancë për analizimin e punës së Avokatit të Popullit u shndërrua në një mosmarrëveshje verbale ndërmjet opozitës dhe shumicës. Ata u fajësuan për afërsinë me Ixhet Memetin, të cilët po pengojnë e punën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica parlamentare e akuzoi Memetin për mosmarrjen e masave për të hënën e zezë më 24 dhjetorit 2012, kur deputetët e opozitës u nxorën me forcë nga salla e Kuvendit, pas tensioneve rreth miratimit të buxhetit, ndërsa në të njëjtën datë, u zgjat mandati i Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit.

Memeti ka kërkuar nga deputetët Kostov që ta lexoj raportin vjetor.

“Për ato ngjarje, Avokati i Popullit ka reaguar si çdo vend tjetër të botës. Avokati i Popullit nuk mund të mbroj deputet në Kuvend, ato duhet t’i mbroj policia. Nuk mundem të veproj në mbrojtje të deputetëve sepse janë larguar nga Kuvendi”, tha Avokati i Popullit Memeti.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë kërkuar nga Kuvendi që t’i ndihmohet Avokatit të Popullit.

Të ngjashme