Përplasjet politike, lënë ndërmarrjet e shtetit pa borde

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 10:15 | Nga

Ndërmarrjet publike komunale ka disa muaj që janë pa aksionarë. Kjo shkaku i mospajtimeve dhe përplasjeve midis pozitës dhe opozitës në Komunën e Prishtinës. Komisionet e aksionarëve janë të pakompletuara, ndërsa mosfunksionimi i këtij mekanizmi shkakton probleme zinxhirë në punën e tyre.

E përfaqësues të Ekzekutivit të Prishtinës dhe KK-së kanë akuzuar njëri-tjetrin se qëllimisht po bllokojnë procesin e zgjedhjes së komisioneve të aksionareve (KA) të NP-ve. Ndërsa, asnjëra palë nuk shprehë gatishmërinë konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.

Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës ka thënë se problemi me bordet e ndërmarrjeve publike ekziston për shkak të problemit me komisionin e aksionarëve të këtyre ndërmarrjeve, shkruan Koha Ditore.

Ai ka theksuar se komisionet e aksionarëve janë jofunksionale, sepse janë të përbëra nga vetëm 2 anëtarë, përfaqësues të KK-së, por mungon përfaqësuesi i tretë, ai që emërohet nga kryetari i Prishtinës. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme