BE përshëndet zhvillimet për Tahirin: Vazhdoni luftën antikorrupsion

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 16:39 | Nga

Pas reagimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian ka përshëndetur autoritetet shqiptare për luftën ndaj korrupsionit.

“Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në deklaratë.

Pa përmendur emrin e ish-Ministrit Tahiri, i cili prej së shtunës është në “arrest shtëpie”, BE rikujton se “prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore”.

Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme