Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë kritika nga panelistët për lërjen jashtë kryesisë të deputetit të kësaj partie, Agim Veliu.
Kjo pasi që, siç thanë ata, Veliu është kryetar i njëres prej degëve më të mëdha të LDK-së në Podujevë.
Mirëpo, Abdixhiku ka dhënë përgjigje për këtë çështje.
Ai ka thënë se nga Podujeva në kryesi të partisë, është vendosur Ekrem Hyseni.
Hyseni ka qenë deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar të Kuvendit.