Personi që po kërkohet për sulmin në Barcelonë

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 12:05 | Nga

Agjencia shtetërore e lajmeve spanjolle EFE thotë se policia po kërkon Moussa Oukabir, i cili besojnë se mund të jetë shoferi i furgonit që goditi këmbësorët në Barcelonë.

Ai është vëllai i vogël i Driss Oukabir, ID-ja e të cilit ishte përdorur për të marrë me qira furgonin. Driss Oukabir mohon çdo përfshirje dhe pretendon se vëllai i tij më i vogël e vodhi ID-në e tij.

Në sulmin e mbrëmshëm në Barcelonë kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe mbi njëqind të tjerë janë lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme